Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve, si edhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Intervista e plotë: ZDFheute: Zoti Kryeministër, duam të kuptojmë më mirë strukturën dhe planet e investitorëve që po planifikojnë një resort pushimi në Zvërnec, pranë lagunës. Deri tani nuk është plotësisht e qartë kush janë investitorët dhe cili është roli i shtetit. A mund ta sqaroni? Rama: Nuk e di se çfarë informacioni keni, por ka disa përgjigje të thjeshta. Së pari, prona është private. Së dyti, pronat private në Shqipëri zhvillohen në bazë të marrëveshjeve mes pronarëve dhe investitorëve të mundshëm. Së treti, ende nuk ka një plan përfundimtar, sepse procesi po ndiqet me shumë kujdes...