Protesta përplas PS-PD, rrëzohet kërkesa për mocion me debat
Opozita dhe mazhoranca u përplasën në Konferencën e Kryetarëve për kërkesën e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me protestën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre. Pas debateve dhe akuzave të ndërsjella, mazhoranca e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se nuk plotëson kriteret procedurale. Opozita akuzoi socialistët se po denigrojnë protestuesit dhe po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e tyre, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sfidoi opozitën të paraqesë mocion mosbesimi ndaj qeverisë. “Nëse keni këllqe, mblidhni 28 firma dhe bëni mocion mosbesimi”, deklaroi ai gjatë debatit. Diskutimet: Jorida Tabaku: Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi...
Burimi:
vizionplus.tv