Protesta masive/ Dauti: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po diskriminohen, nuk do të tërhiqemi
I ftuar në studion e lajmeve në Syri TV, me gazetarin Arnold Kariqi, studenti nga Tetova, Arion Dauti foli mbi protestën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Shkup që do të mbahet më 18 Maj, ku u shpreh se diskriminimi ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po kalon çdo kufi. Ai deklaroi se studentët nuk ndihen të përfaqësuar nga një shtet që, sipas tij, nuk i trajton si qytetarë të barabartë, ndërsa mbrojti përdorimin e flamurit kombëtar kuqezi në protestë. Dauti akuzoi politikën shqiptare në Shkup për heshtje dhe kërkoi që deputetët e ministrat shqiptarë të dalin në terren e të marshojnë përkrah studentëve, në vend të deklaratave formale. Studenti shqiptar zbuloi gjithashtu se protesta ka marrë mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe figura ndërkombëtare si...
Burimi:
syri.net