“Protesta jonë po e nxjerr Ramën nga vetja!”/ Lapaj i përgjigjet ftesave të Berishës: Të dalim me flamurin kombëtar!

“Protesta jonë po e nxjerr Ramën nga vetja!”/ Lapaj i përgjigjet ftesave të Berishës: Të dalim me flamurin kombëtar!

Adriatik Lapaj, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se të gjithë njerëzit në opozitë me Ramën, duhet të bashkohen dhe të protestojnë, indirekt duke i kthyer përgjigje ftesave të vazhdueshme të Sali Berishës. Lapaj tha se protesta para Kryeministrisë, po e nxjerr Edi Ramën nga vetja dhe kjo shpjegon pse policë të shumtë në numër u sulen protestuesve. Biseda: Ylli Rakipi: Çfarë ndodhi që përfundove në spital? Adriatik Lapaj: Ata erdhën si barbarë, tërhoqën plasmasin që ishte e lidhur me ngrohësen, ranë një nga një dhe na vunë para.Po ju jeni dëshmitarë të dhunës barbare të djeshme pas protestës së dytë, që nga sa duket numrat po shtohen, edhe pse nuk e kam me merak atë pjesë, secili...