Protesta e qytetarëve, Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhajn
Një ditë pasi Dritan Goxhaj shpalosi kërkesën me 5 pika nga protestuesit, ku dorëheqja e Edi Ramës është e panegociueshme, ka reaguar kryeministri. Kreu i qeverisë ka publikuar një dokument të datës 21 prill 1999, ku pretendohet se Goxhaj ka refuzuar të qëndrojë si vullnetar në luftën e UÇK-së. Në dokumentin e publikuar thuhet se Dritan Goxhaj ishte paraqitur në një qendër stërvitore të UÇK-së në Helshan në prill të vitit 1999, por më pas ishte larguar drejt Tiranës. Sipas përmbajtjes së dokumentit, kur është pyetur nga shokët e tij nëse do të qëndronte për të luftuar për çlirimin e Kosovës, ai është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës.” Në postimin e Ramës në rrjetet sociale thuhet:...
Burimi:
opinion.al