Protesta e PD/ Sula: Ka militantë që nuk shkojnë, partia duhet të ridimensionohet

Protesta e PD/ Sula: Ka militantë që nuk shkojnë, partia duhet të ridimensionohet

Sipas Sulës, opozita e vërtetë sot në Shqipëri është SPAK. Ish-deputeti kritikoi ashpër qëndrimin e PD ndaj SPAK, duke theksuar se ky institucion i drejtësisë duhet të ishte aleat i saj dhe jo objekt sulmesh. Ish-deputeti i PD Dashnor Sula, ka komentuar protestën kombëtare që do të zhvillojë PD në orën 18:00 para Kryeministrisë. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se protestat e PD lënë për të dëshiruar. Ai theksoi se ka nevojë për një ndryshim të thellë brenda Partisë Demokratike. ‘Sot protesta që po bënë opozita ndonëse thuhet se janë në mbrojtje të vlerave të demokracisë lënë shumë për të dëshiruar dhe kanë pikëpyetje të mëdha. Nëse nuk do bëjë ridimensionim PD nuk ka për të pasur ndryshim, nuk ka revoltë popullore’,...