Protesta e PD-së, Berisha: BE na ka paralajmëruar për zhbërjen e rrugës sonë drejt Europës, për 13 vite jemi vjedhur

Protesta e PD-së, Berisha: BE na ka paralajmëruar për zhbërjen e rrugës sonë drejt Europës, për 13 vite jemi vjedhur

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë, theksoi se në 13 vitet e fundit Shqipëria është keqqeverisur. Ai tha se sot ka dokumente që faktojnë se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë. Ndërsa shtoi se Bashkimi Europian ka paralajmëruar për zhbërjen e udhëtimit 32-vjeçar të Shqipërisë drejt rrugës europiane. “Sot Shqipëria po përballet me pasoja akoma më katastrofike. Prej 13 viteve të fundit, pasojat kanë gërryer dhe rrënuar çdo ditë vetë ekzistencën e shqiptarëve si banorë të saj. Me pasoja që sot, nga Brukseli, BE-ja, për shkak të vjedhjes së papërmbajtur nga Ramaduro, dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë: paralajmërimin për zhbërjen nga e para të udhëtimit tonë 32-vjeçar, plot sakrifica dhe ëndrra. E kemi quajtur ‘Rilindjen’ qeveri të paligjshme,...