Protesta e PD, policia publikon planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e shtunë në orën 17:00 para kryeministrisë. Duke nisur nga mbrëmja e sotme ora 23:45 do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, Ndërkoëh nesër nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime...
Burimi:
vizionplus.tv