Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Protesta e PD, Belind Këlliçi: Do ta largojmë Edi Ramën pa na u dridhur qerpiku
Partia Demokratike ka nisur protestën e paralajmëruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I pari që mori fjalën ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili tha se protesta e sotme është një moment vendimtar për demokracinë. Ai deklaroi se qytetarët janë mbledhur si misionarë për të thënë të vërtetën dhe për të vendosur një precedent për të ardhmen, duke nënvizuar se mandati politik buron nga besimi i qytetarëve dhe përfundon në momentin kur ky besim shkelet. Këlliçi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Belind Këlliçi: Sot jemi këtu si misionarë. Jemi këtu për të bërë histori dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur t’i leverdisë atij. Sot jemi këtu për të dhënë mësimin...