Protesta e opozitës, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Dhuna s’mund të justifikohet!

Protesta e opozitës, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Dhuna s’mund të justifikohet!

foto ilustrim: protesta e opozites-flamujt e be dhe shqiperise TIRANË- Delegacioni i Bashkimi Evropian në Tiranë ka reaguar pas protestës së opozitës të zhvilluar të dielën, duke dënuar çdo akt dhune dhe duke bërë thirrje për distancim prej saj. Përmes reagimit për mediat, Delegacioni thekson se e drejta për tubim paqësor është themelore dhe e garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore të BE-së. Megjithatë, sipas tyre, përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Më tej, theksohet edhe roli i rëndësishëm që opozita duhet të luajë në jetën demokratike të vendit. “Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Përdorimi i dhunës nuk mund të...