Protesta e 37-të/ Mijëra qytetarë nisen drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Protesta e 37-të/ Mijëra qytetarë nisen drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së 37-të, duke nisur marshimin drejt Kryeministrisë në vijim të mobilizimeve kundër qeverisë. Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa kanë brohoritur vazhdimisht sloganin "Rama jepe dorëheqjen". Protesta synon të rrisë presionin ndaj qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.  Pjesëmarrësit janë shprehur të vendosur për të vijuar protestat deri në realizimin e objektivit të tyre politik.