Protesta e 17 prillit, Berisha: Shqiptarët të vendosin për të ardhmen europiane
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që me 17 prill të “flasin për veten dhe të ardhmen e tyre në Europë”, duke e lidhur këtë apel me situatën e integrimit dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bllokimin e procesit të integrimit, duke e lidhur këtë me atë që ai e quajti “çështja Balluku”. Ai u shpreh se, sipas tij, në çdo dosje që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, përgjegjës kryesor është vetë Rama. “Në pamje të parë duket sikur bëhet fjalë për Ballukun, por në fakt në çdo dosje të saj, hajduti i parë është Edi Rama dhe urdhërdhënës është Edi Rama,” deklaroi Berisha. Duke iu...
Burimi:
opinion.al