Protesta e 15-të, bulevardi dhe rrugët e Tiranës mbushen plot, mijëra qytetarë vijojnë revoltën kundër Ramës dhe…
Prej 15 ditësh, qytetarët janë mbledhur përsëri në protestë në kryeqytet, me thirrje kundër të gjitha partive politike. Si çdo ditë, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skërnderbej”, duke marshuar më pas deri te Kryeministria, ndërsa pjesë e thirrjeve dhe pankartave të tyre ishin “Rama largohu, Berisha largohu”, “Rama në burg, Berisha në burg”. Nga protesta u përshëndet largimi i deputetes Mariana Koçeku nga grupi i Partisë Socialiste. Vetë ajo nuk i ka bërë me dije arsyet e këtij vendimi, por nga mikrofoni përballë zyrës së Ramës, u interpretua se ishte protesta ajo që kishte ndikuar. “Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës...
Burimi:
sot.com.al