Protesta/ Dervishi: Rama synon të fragmentojë mbështetjen publike e të mbjellë dyshime mbi përfaqësuesit e saj
Ekspertët e komunikimit e shpjegojnë sjelljen e Ramës ndaj protestës maratonë me manualin e njohur të propagandës, që synon shmangien nga faktet dhe delegjitimimin e aktorëve të protestës. Lutfi Dervishi e vendos theksin te ndryshimi dramatik i retorikës së kryeministrit, që sipas tij, synon që të ndikojë “mbështetësit e qeverisë, të pavendosurit dhe administratën”. “Kemi një zhvendosje tipike te debatit nga ‘çfarë po thuhet’ te ‘kush po e thotë,” tha Dervishi, ndërsa shtoi se kur fokusi kalon nga shqetësimet e ngritura te identiteti, motivet apo lidhjet e protestuesve, vëmendja largohet nga thelbi i pakënaqësisë dhe përqendrohet te legjitimiteti i bartësve të saj. Kjo, sipas tij, “është një strategji e njohur që synon të fragmentojë mbështetjen publike për protestën dhe të mbjellë dyshime mbi përfaqësueshmërinë e...
Burimi:
ntv.al