Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një tjetër thirrje për protestën e 8 majit, kësaj radhe jashtë Kuvendit. Në një prononcim për mediat, ai refuzoi që të tregonte detaje nga skenari që do të ketë kësaj radhe protesta e opozitës. “Nëse gjermani punon një orë, ose më pak se një orë për litrin e naftës, shqiptari punon një ditë. Në buxhetin familjar, shqiptarit i kushton nafta 7 herë më shumë se gjermanit. Thirrja ime është, nesër çdo shqiptar, të paraqitet në protestë, në mbështetje të fuqishme të këtij raporti, të paraqitet në protestë për t’i dëshmuar çdo shqiptari dhe partnerëve e miqve tanë, se farsa elektorale nuk mbyllet kurrë. Edi Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Ka frikë e tmerr nga Parlamenti. Nuk...
Burimi:
opinion.al