Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në fjalën e tij në protestën kombëtare, u shpreh se prania e qytetarëve tregon qartë se shoqëria ka nevojë për ndryshim. “Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin. Sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë”, tha fillimisht Bardhi. “Sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara për largimin e Ramës, Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës. Ne jemi këtu sepse korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë. Kartelet e drogës bashkë me qeverinë e tyre po vjedhin. Bashkë me çetën e tyre të megahajdutëve, ne...