Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

Analisti Roland Lami, i ftuar në “Real Story” analizoi përfshirjen e shqiptarëve nga rajoni në protestat në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin se kjo qasje mund të krijojë një precedent tejet problematik. Sipas Lamit, duhet bërë dallimi mes përkatësisë kombëtare dhe rolit politik në një shtet ku individi nuk është rezident. Analisti theksoi se pjesëmarrja në një protestë është një e drejtë, por sipas tij një tjetër çështje është marrja e një roli organizativ apo politik në jetën e brendshme të një vendi. Ai bëri edhe një ndarje mes çështjeve kombëtare dhe atyre politike, duke marrë si shembull protestat në mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, ky debat duhet të shërbejë për të vendosur kufijtë mes solidaritetit kombëtar dhe përfshirjes në proceset politike të një...