Propaganda/ Tabaku: Instituti i Vjenës parashikon 100 vjet për t’u bërë si BE ndërsa qeveria feston me shampanjë…

Propaganda/ Tabaku: Instituti i Vjenës parashikon 100 vjet për t’u bërë si BE ndërsa qeveria feston me shampanjë…

Ndërsa qeveria shqiptare vazhdon të mbajë gjallë retorikën e anëtarësimit të shpejtë në Bashkimin Europian, realiteti i shifrave dhe analizave ndërkombëtare tregon një panoramë krejtësisht tjetër, shumë më të zymtë. Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, deputetja Jorida Tabaku ka hedhur poshtë propagandën 13-vjeçare të qeverisë, duke e cilësuar situatën si një anije në mes të dallgëve që nuk po gjen breg. Pavarësisht festimeve me shampanjë dhe ndarjes së medaljeve për sukseset imagjinare, të dhënat tregojnë se Shqipëria është ende shumë larg standardeve europiane. Tabaku, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, solli në vëmendje një raport tronditës të Institutit të Vjenës, sipas të cilit, me ritmet aktuale, Shqipërisë do t'i duhen plot 100 vite për të arritur standardet e...