“Prokuroria të veprojë menjëherë”, Rama për komentet negative ndaj Kalasë së Rozafës

“Prokuroria të veprojë menjëherë”, Rama për komentet negative ndaj Kalasë së Rozafës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Kalanë e Rozafës, për review negative, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë. Në reagimin e tij, Rama shprehet se veprime të tilla dëmtojnë turizmin dhe imazhin e vendit. “Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota, apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?! Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama në Facebook.