Prokurori tregon në sallë mesazhin që Ilir Meta i ka dërguar Kastriot Ismailajt: Më duhen 200.000 euro, mos harro

Prokurori tregon në sallë mesazhin që Ilir Meta i ka dërguar Kastriot Ismailajt: Më duhen 200.000 euro, mos harro

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi ka lexuar në sallën e gjyqit një mesazh që sipas tij, Ilir Meta i ka dërguar në vitin 2009 biznesmenit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, duke i kërkuar një shumë prej 200.000 eurosh, por rrethanat dhe shkaku nuk dihen. “Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, kanë pasur lidhje të ngushta. Në vitin 2009 ka një SMS që i pandehuri i dërgon Ismailit: “Nesër më duhen patjetër 200 mijë, mos harro”, lexoi prokurori Sotir Kllapi. Mirëpo, ky pretendim u kundërshtua nga avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili theksoi se kjo përmbajtje nuk ndodhet në dosje që disponon ai. Edhe në fashikujt që kanë rrjedhur në media muaj më parë, ky episod nuk rezulton. “Kjo nuk është në dosjen që kemi ne”, është...