Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Prokuror i guximshëm”, Berisha lavdëron SPAK, sulmon Kushtetuesen: Gjykatë turpi, e blerë nga Rama
Të guximshëm e ka quajtur Sali Berisha prokurorin e SPAK që kërkoi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, institucion që më herët e ka sulmuar. Ndërkohë Gjykatën Kushtetuese e ka quajtur të blerë dhe një ‘Gjykatë turpi’, që vendosi të rikthejë në detyrë Ballukun. “Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv. kryeministren, një gjykatë turpi u ble, një gjykatë supreme kryesore e Kombit i hoqi jashtë çdo rregulli masën e pezullimit dhe e ktheu në detyrë që të prishë çdo provë. Kërkesën për arrestimin e zv. kryeministres, Rama mori pushtetin e Parlamentit, kreu grusht shteti për të shpëtuar lëkurën e tij”, tha Berisha. Top Channel