Prokurimet Publike/ Kashta: Shqipëria avancon në “Kapitullin 5”, BE vlerëson sistemin e prokurimeve
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta kanë mbajtur një konferencë për mediat për të folur se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike, si rezultat i një reforme modernizuese antikorrupsion. Gjatë fjalës së saj, Kashta theksoi se vendi po zhvillon negociatat në dy drejtime kryesore: procesin e prokurimit publik në kuadër të Kapitullit 5 dhe aderimin e Shqipërisë në Marrëveshjen e Prokurimit Publik të Organizatës Botërore të Tregtisë, proces që po zhvillohet në koordinim me Bashkimin Evropian. Ajo nënvizoi se BE-ja e konsideron sistemin shqiptar të prokurimit publik të gatshëm për t’u bërë pjesë e kësaj marrëveshjeje, ndërsa shtoi se Shqipëria po vijon punën për...
Burimi:
vizionplus.tv