Projektligji i deputetit të PD depozitohet në Kuvend: Zyrtarët e dënuar për korrupsion të kthejnë paratë

Projektligji i deputetit të PD depozitohet në Kuvend: Zyrtarët e dënuar për korrupsion të kthejnë paratë

Një projektligj, i cili synon të parandalojë korrupsionin në administratën publike, është depozituar në Kuvend nga deputeti demokrat Bujar Leskaj. Ai synon që dëmet financiare, të shkaktuara institucioneve publike nga punonjësit e tyre, të paguhen nga vetë ata. Në projektligj janë të parashikuara të gjitha llojet e përgjegjësive, nga ato personale deri te rastet kur të punësuarit në administratën publike firmosin në shkelje të ligjeve nën urdhrat e shefave të tyre. Çdo punonjës i shtetit, që me dashje apo nga pakujdesia i shkakton një dëm ekonomik institucionit ku punon, duhet ta shpërblejë atë. Ky është qëllimi i projektligjit të dorëzuar në Kuvend si propozim i deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. Ajo që synohet me këtë projektligj është që punonjësit e nivelit të mesëm dhe...