PROJEKTLIGJI DURANA/ Manovra me deputetin në Kuvend për të vijuar me favoret dhe kontratat publike
Ramion Kurti TIRANË-'Durana' duhet të ishte një park siç e thotë Ligji nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, një nga përpjekje e rëndësishme e shtetit shqiptar për të krijuar një ekosistem të qëndrueshëm të inovacionit, teknologjisë dhe kërkimit shkencor. Shqipëria e ka tashmë këtë park edhe pse virtualisht me 53 kompani, të bëra pjesë e “DURANA”, por SPAK ka nisur hetimet, pasi janë gjetur lidhje mes korrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe kësaj platforme. Në këtë rast nuk ka të bëjë me tenderat, por me taksat, duke bërë që kompanitë e regjistruara në park të përfitojnë lehtësirat fiskale që do të hynin për ta në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Ky do të ishte favori i parë për 'Duranën', 0% tatim...
Burimi:
zeri.ai