Projektligj për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Ndërhyrje reformuese për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës

Projektligj për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Ndërhyrje reformuese për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës

Diplomacia e vendit tonë, sipas Ministres së Jashtme Elisa Spiropali nuk i përgjigjet nevojave të kohës. Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, kryediplomatja shqiptare teksa prezantoi projektligjin për shërbimin e jashtëm theksoi se këto ndryshime në ligj vijnë si nevojë e kërkesave të reja. “Projektligji për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë nuk është thjesht një përditësim teknik i një ligji ekzistues. Ai është një ndërhyrje reformuese, që lidhet drejtpërdrejt me objektivin strategjik të Shqipërisë: anëtarësimin në BE. Shërbimi i jashtëm është një nga instrumentet kryesore për ta çuar përpara këtë proces, për të ndërtuar besim tek partnerët dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgatitur për anëtarësim. Projektligji ri është pikërisht përgjigjja ndaj kësaj nevoje:...