Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria
Ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për investimin në Zvërnec. Ai tha se çështja nuk lidhet me pronësinë, por me mënyrën se si është trajtuar procesi i zhvillimit të zonës. Malaj u shpreh se e shqetëson fakti që në të njëjtën periudhë janë vënë në qendër të vëmendjes dy projekte të rëndësishme për Vlorën, aeroporti dhe Zvërneci. Ish-gjyqtari pranoi se nuk e njeh nga afër zonën, pasi nuk e ka vizituar asnjëherë, por shtoi se qeveria ka gabuar tek transparenca me qytetarët. Sipas Malajt, zonat bregdetare mund të sjellin zhvillim pozitiv për Shqipërinë dhe të krijojnë vende të reja pune. Alaudin Malaj: Nuk ka lidhje me pronësinë. Historia e zhvillimit është...
Burimi:
javanews.al