Projekti EU4Municipalities/ Rama mbërrin në Durrës, në pritje të ambasadorit Silvio Gonzato

Projekti EU4Municipalities/ Rama mbërrin në Durrës, në pritje të ambasadorit Silvio Gonzato

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Durrës për ceremoninë zyrtare të prezantimit të fazës II të projektit EU4Municipalities, e cila po zhvillohet në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Projekti EU4Municipalities, i financuar nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe me një kontribut shtesë prej 1 milion euro nga Gjermania, synon të mbështesë drejtpërdrejt nismat e qeverisjes vendore në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si edhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të bashkive. Në ceremoni merr pjesë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato. Top Channel