Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla replikoi me opozitën në Kuvend gjatë diskutimeve në seancën plenare, ku u ndal kryesisht te procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe debati politik që po zhvillohet aktualisht në Bruksel. Balla tha se sot në Bashkimin Europian ekziston një debat i fortë lidhur me reformimin e brendshëm të unionit përpara pranimit të vendeve të reja. Sipas tij, diskutimi nuk lidhet më me përgatitjen e vendeve kandidate, por me mënyrën e funksionimit të vetë BE-së. “Debati sot është se nuk ka zgjerim pa reformim të brendshëm të Bashkimit Europian. Dikur thuhej se problemi ishin vendet që kërkonin të hynin, ndërsa sot thuhet se vendet kanë përparuar, por Bashkimi Europian ka probleme të brendshme që duhen zgjidhur”, u...