Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret në Tiranë delegacionin e eurodeputetëve
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot një delegacion të Parlamentit Europian, të përbërë nga eurodeputetët Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të cilët shprehën interesin për t’u informuar drejtpërdrejt mbi situatën që lidhet me projektin e mundshëm në zonën Nartë–Zvërnec. Gjatë takimit, Ministri Jaupaj paraqiti gjendjen aktuale të procesit, duke bërë të qartë se deri më sot nuk është depozituar asnjë projekt-propozim përfundimtar pranë institucioneve përgjegjëse dhe nuk ka nisur asnjë aktivitet ndërtimor, pasi nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi. Ministri theksoi se Ministria e Mjedisit po ndjek me vëmendje maksimale çdo aspekt të këtij procesi dhe se çdo zhvillim i mundshëm do të trajtohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe acquis të Bashkimit Europian. Ai garantoi...
Burimi:
vizionplus.tv