Programi i BE-së për bashkitë, Rama: Investim strategjik për rrijen e kapaciteteve
Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë zyrtare të prezantimit të fazës së dytë të projektit “EU4Municipalities”, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, deklaroi se ky projekt “përbën investim strategjik të BE për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të Shqipërisë”. “Nuk mishëron thjesht mbështetje financiare, por përbën investim strategjik të BE për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të Shqipërisë. Bashkitë janë problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe, nëse nuk fokusohemi sot tek adresimi”, tha Rama. “BE dhe anëtarësimi në familjen europiane janë bekim për Shqipërinë dhe sfidë në nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore është pjesë e pandarë dhe e patjetërsueshme...
Burimi:
opinion.al