“Procesi të vihet në shina ligjore”, avokati i Veliajt paraqet në GJKKO pesë kërkesa paraprake

“Procesi të vihet në shina ligjore”, avokati i Veliajt paraqet në GJKKO pesë kërkesa paraprake

Në seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca paraqiti pesë kërkesa paraprake, të cilat sipas tij do ta vendosnin procesin në “shina ligjore”. Mbrojtja kërkoi transmetimin live të seancës, praninë e Veliajt krah avokatit, pra jashtë kafazit të qelqtë, si edhe kohë për t’u njohur me provat. Ndreca po ashtu tha se SPAK ende s’i ka kthyer përgjigje për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Plarent Ndreca: Kemi bërë 5 kërkesa për vendosjen e procesit në shinat ligjore, këmbëngulim. E para sa i takon publicitetit gjyqësor që i nxirrni kamerat sapo nisim ne. Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese pse të mos transmetohet seanca. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe na pyet kur është dakord e...