“Probleme brenda partisë”, Jola Hysaj largohet nga PD: Janë larguar parimet, po ruaj integritetin tim
Jola Hysaj TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si dhe nga anëtarësia në parti. Përmes një postimi në “Facebook”, Hysaj shkruan se dorëheqja vjen pas një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh që sipas saj janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një parti demokratike. Më tej, ajo shton se posti i saj është përdorur kryesisht për imazhin publik, ndërsa kompetencat reale janë kufizuar, duke e bërë pozicionin formal pa përmbajtje. Në postimin e saj, Hysaj shprehet se mbi të gjitha, problemi themelor mbetet mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike. Më tej shton se një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Hysaj deklaron se sot PD funksionon brenda...
Burimi:
zeri.ai