Pretendon se ka prova e video të reja për 21 janarin, Meta përfundon dëshminë në SPAK

Pretendon se ka prova e video të reja për 21 janarin, Meta përfundon dëshminë në SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK për 21 janarin. Ai u mor në pyetje nga hetuesit e BKH, të caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu. Seanca e marrjes në pyetje u vendos pasi Meta kërkoi nga qelia e paraburgimit që të jepte versionin e tij mbi protestën dhe vrasjen e katër protestuesve nga Garda e Republikës.Lexo edhe :Related Posts Ish-Presidenti pretendoi se dispononte fakte dhe  video të panjohura më parë rreth këtyre ngjarjeve. Më herët për dosjen e rihapur të 21 janarit janë marrë në pyetje ish kryeministri Berisha dhe ish ministri i Brendshëm i kohës, Lulzim Basha.