Prestigjiozja gjermane FAZ i jep zë protestës kundër Ramës, citon Berishën: Faza e fundit para fundit të qeverisë
Gazeta prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), e themeluar në vitin 1949 dhe një nga mediat më me ndikim në Gjermani, i ka kushtuar vëmendje të veçantë protestës së opozitës shqiptare në Tiranë, duke e pasqyruar atë si një zhvillim me rëndësi në skenën politike të vendit. Sipas raportimit, mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u mblodhën përpara godinës së qeverisë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ku pati përdorim të koktejve Molotov nga protestuesit dhe gaz lotsjellës e topa uji nga policia. Berisha u bëri thirrje qytetarëve “të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri” dhe kërkoi krijimin e një qeverie teknike që do...
Burimi:
sot.com.al