“Presioni po rritet, opozita forcon pozitat në arenën diplomatike”, Spahia: Ndërkombëtarët po i kthejnë shpinën Ramës
I ftuar mëngjesin e sotëm në një studio televizive, deputeti i PD Bardh Spahia tha se ky zhvillim është rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe intensive për të paraqitur një pasqyrë reale të gjendjes në vend, duke kundërshtuar atë që përshkruhet si një fushatë dezinformimi e mirëorkestruar dhe e sponsorizuar nga mazhoranca qeverisëse. Për një kohë të gjatë, partnerët ndërkombëtarë ishin të keqinformuar ose të bombarduar nga një narrativë mashtruese, e cila pengonte një vlerësim objektiv të situatës. Shenjat e këtij ndryshimi janë konkrete. Një tregues i rëndësishëm, sipas Spahisë është miratimi i nëntë rezolutave të propozuara nga opozita shqiptare nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Gjatë takimeve me përfaqësues të lartë, si ata të Partive Popullore Europiane (PPE), kërkesat e opozitës kanë gjetur mbështetje...
Burimi:
sot.com.al