Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të martë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, në një takim ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve. Gjatë bisedës, të dy palët vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, si edhe mbështetjen e vazhdueshme që Zagrebi i jep procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në fokus të takimit ishin edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, mbrojtja, energjia, infrastruktura dhe turizmi. Presidenti Begaj falënderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare gjatë rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se kjo mbështetje mbetet një element i rëndësishëm për përparimin e procesit integrues....
Burimi:
vizionplus.tv