Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut si dy fqinje mike, partnere të besueshme dhe aleate në NATO, me synim integrimin në Bashkimin Evropian dhe me kontribut thelbësor të faktorit shtetformues shqiptar që jeton atje. Këtë qëndrim e rikonfirmoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit me ceremoni solemne nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Krerët e dy shteteve zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë dhe më pas bisedime në praninë e delegacioneve përkatëse. Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti Begaj bëri të ditura konkluzionet e takimit, ku një vend të rëndësishëm zuri roli i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. “Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka qenë, është dhe...