Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijët e grave ushtarake për 1 Qershorin

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijët e grave ushtarake për 1 Qershorin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, organizuan sot pritjen e përvitshme me rastin e festës së 1 Qershorit. Të ftuarit e veçantë të këtij viti ishin fëmijët e grave që shërbejnë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Begaj vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e grave në uniformë, ndërsa uroi fëmijët e pranishëm në këtë ceremoni festive. Kreu i Shtetit i cilësoi gratë që shërbejnë në Forcat e Armatosura si krenari kombëtare, që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë kudo dhe kurdoherë që vendi ka nevojë, duke ngritur lart flamurin shqiptar. Presidenti ftoi fëmijët të gëzojnë, të luajnë dhe të bëjnë sa më shumë miq. “Të dashur fëmijë, sot mendoj që lojërat do t’ju bëjnë më shumë miq me njëri-tjetrin,...