“Presidenca qipriote e BE, mbështetje për suksesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit”, Hoxha: Forcim i lidhjeve ekonomike në interes të ndërsjellë të të dyja vendeve

“Presidenca qipriote e BE, mbështetje për suksesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit”, Hoxha: Forcim i lidhjeve ekonomike në interes të ndërsjellë të të dyja vendeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Nikozia të Qipros. Kjo vizitë sipas Ministrit, mbart një rëndësi të veçantë, pasi përkon me 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Qipros. “Ky rast më jep gjithashtu kënaqësinë e veçantë – pavarësisht se pak ditë kanë mbetur – të festojmë së bashku suksesin e Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë gjysmës së parë të këtij viti”, deklaroi Hoxha. Ministri i Jashtëm u prit fillimisht nga Presidenti i Republikës, Nikos Christodoulides, në një takim që riafirmoi angazhimin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në sektorët kryesorë dhe avancimin e agjendës së përbashkët evropiane. Ministri Hoxha përgëzoi Qipron për punën e shkëlqyer të kryer...