Posti i ri i Dashnor Sulës/ Berisha: Kapi “flamurin” e Ramës
Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar emërimin e Dashnor Sulës në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Në një lidhje live në rrjete sociale, Berisha e ka cilësuar Sulën si tradhtar, pasi mori postin e propozuar nga qeveria. Sipas Berishës, Sula kapi “flamurin e zi” të Ramës, duke tradhëtuar sipas tij qytetarët që për 12 vjet e kanë mbështetur me gjithë gabimet qe mund të ketë bërë. “Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë, nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë. Të tradhtosh ti ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, por të mbështesin si shpresë për...
Burimi:
ntv.al