‘Popullit i ka vajtur thika në palcë’/ Shehaj: Fundi i Ramës është shumë i afërt

‘Popullit i ka vajtur thika në palcë’/ Shehaj: Fundi i Ramës është shumë i afërt

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në një emision televiziv ka folur për situatën politike në vend. Shehaj tha se opozita duhet të ngrihet në protestë dhe t’i lërë thirrjet ndaj partive të vogla. Tani, tha Shehaj, është momenti më i mirë për të protestuar, pasi gjendja e keqe e shqiptarëve ka arritur fundin. Shehaj deklaroi se fundi i Edi Ramës është shumë i afërt dhe opozita vetëm duhet të ngrihet në protestë. Ekspertja deklaroi se në këto momente dhe sytë e ndërkombëtarëve janë në Shqipëri. “Opozita duhet të heqë kompleksin dhe të lërë thirrjet këtij e atij. Ka një popull që i ka vajtur thika në palcë. Në Shqipëri po vdesin njerëz për shërbime shëndetësore. Është koha të protestojmë, momenti më i mirë....