“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike
Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi situatën politike në Shqipëri. Sipas tij, “veprimet që po ndërmerr SPAK-u kundra qeveritarëve të korruptuar të Rilindjes janë vetëm maja e ajsbergut e problematikave me të cilat përballet realiteti shqiptar”. “Kemi parë që tashmë që ka hyrë në vitin e dytë të mandatit të katërt kryeministri Rama, një pjesë e madhe e këtyre investimeve publike që janë bërë, kemi parë shkatërrimin e infrastrukturës pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe dosjet e SPAK-ut, përfshirja e kryetarëve të bashkisë, e deputetëve, lidhjet e krimit të organizuar, korrupsioni galopant në të gjitha ministritë, tregojnë që Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike dhe...
Burimi:
javanews.al