“Politikan i konsumuar, nuk ka çfarë jep më”/ Spahiu kritika Berishës: Edhe kur ska qenë kryetar,e ka komanduar partinë
Sali Berisha do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, një proces që vetë ai e ka cilësuar si “modern”. Por për analistin politik Kreshnik Spahiu, kjo është prova se në PD nuk ka pasur kurrë garë të vërtetë për drejtimin e partisë. I ftuar në nje interviste televizive, Spahiu u shpreh se Berisha ka ndërtuar prej dekadash një model politik ku kontrolli mbi partinë nuk është vënë asnjëherë realisht në diskutim. “Berisha çdo gjë e ka të fundit që do të thotë mitingu i rradhës do të jetë më madhështori i historisë sipas tij, zgjedhjet e ardhshme do të jenë më moderne sipas tij, protesta e rradhës do jetë e fundit që do rrëzojë qeverinë, sipas tij....
Burimi:
sot.com.al