“Politika përballë drejtësisë”/ BIRN: Kush është përgjegjës për numrin e lartë të paraburgimeve?
Më 28 janar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ngritën kartonët jeshilë për ndryshime të reja në Kodin Penal, mes të cilave edhe kriminalizimin e parkimit të dyfishtë në rrugë. Sipas nenit 293/1, pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë, kur pengon qartazi lëvizjen e automjeteve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve apo ambulancave përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 1 vit burg. Ashpërsimi i Kodit Penal për ndëshkimin e asaj që konsiderohet si shkelja më e zakonshme e rregullave të qarkullimit rrugor është akti i fundit i një serie të gjatë ndryshimesh të ndërmarra nga qeveritë e kryeministrit Edi Rama – që sipas ekspertëve simbolizojnë qasjen populiste të mazhorancës socialiste ndaj politikës penale në Shqipëri. Më herët, burgu ka qenë...
Burimi:
sot.com.al