Politika në një javë! PD kallëzon Peleshin, Rama “shtrëngon” pushtetin vendor

Politika në një javë! PD kallëzon Peleshin, Rama “shtrëngon” pushtetin vendor

TIRANË- E hëna e javës që lamë pas nisi me kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për Niko Peleshin, duke argumentuar se ai ka shpërdoruar detyrën për çështjen Balluku. Në arsyetimin e saj, PD thotë se kryetari i Parlamentit ka bllokuar qëllimisht mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, i cili kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, më pas arrestimin e saj. Vetëm një ditë pas këtij lajmi u bë e ditur se kur do të jetë mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve. Data do të jetë më 28 janar. Nga ana tjetër, SPAK thirri për të dëshmuar deputetin Belind Këlliçi dhe Sekretarin për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha. Të dy ata u thirën për të dëshmuar pasi...