“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: PPE mbështet lëvizjen e qytetarëve kundër Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dënoi ndalimin e protestuesve një ditë më parë gjatë tubimit para parlamentit. Në një komunikim me gazetarët Berisha akuzoi policinë se përdori dhunë ndaj protestuesve paqësorë. “E kam quajtur një egërsi shtazore. E kam quajtur një egërsi shtazore. Unë kam parë, s’ua di emrat, përveç Goxhajt që e ka shpallur Edi Rama agjent të SHIK-ut, po ata të tjerë me radhë, me radhë, të cilët absolutisht nuk po kryenin asnjë akt dhune”, tha Berisha. Pas kthimit nga Vjena ku mori pjesë në takimin e Partisë Popullore Evropiane, Berisha paraqiti para gazetarëve rezolutën e miratuar nga asambleja politike e PPE një ditë më parë, ku mbështetet protesta e qytetarëve. Berisha shfrytëzoi takimet në PPE për të akuzuar Kryeministrin Rama se...
Burimi:
vizionplus.tv