“Po na prishin shtëpitë, po na marrin jetën”, Shehaj shkon në Durrës në mbështetje të banorëve që u preken banesat TID
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka qenë sot pranë qindra qytetarëve të Durrësit në mbështetje të protestës së tyre kundër projektit që parashikon prishjen e banesave ku ata kanë jetuar prej vitesh në lagjen historike të qytetit. Kreu i Mundësia kërkoi nga Policia që të hapen dyert dhe të lejohen banorët të kenë mundësi të diskutojnë për shqetësimet e tyre me përfaqësuesit e Bashkisë. “Nuk kanë të drejtë qytetarët e Durrësit të jenë të pranishëm në mbledhje? Ligji parashikon që qytetarët e Durrësit nëse janë të prekur nga një vendim i Këshillit Bashkiak kanë të drejtë të jenë prezentë dhe të kërkojnë të diskutohet” u shpreh Shehaj. Banorët theksojnë se nuk janë dëgjuar në asnjë moment nga përfaqësuesit e Bashkisë për pretendimet e tyre....
Burimi:
top-channel.tv