“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!
Parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë, nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit. Kështu shprehet në rrjete sociale Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, duke treguar me video manovrat e ndryshme rrugore që ndalohen me ligj. Ai thekson se asnjë drejtues nuk do të tolerohet nëse kapet me celular në timon, pasi siguria në rrugë është e panegociueshme. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme apo urgjente se kujdesi për jetën dhe shëndetin tënd dhe të të tjerëve, kur je në timon! Dije se çdo sekondë që heq sytë nga rruga për një mesazh apo telefonatë, po luan me jetën tënde dhe të të tjerëve. Ky nuk është një gabim i vogël, por është një rrezik që...
Burimi:
javanews.al