‘Po hetohet edhe nga SPAK’/ Harxhi: Kompanitë që ndërhynë në zgjedhjet në Venezuelë dhe SHBA u përdorën edhe në Shqipëri
Diplomatja dhe analistja politike Edit Harxhi ka deklaruar se manipulimi i zgjedhjeve në Amerikë është realizuar përmes sistemeve elektronike të votimit, duke përfshirë kompanitë Smartmatic dhe Dominion. Në një analizë të saj në edicionin e pasdites në SYRI TV, Harxhi tha se këto kompani, kanë origjinë në Venezuelë dhe janë krijuar gjatë periudhës së Hugo Chavez, me qëllim manipulimin e proceseve zgjedhore. Sipas Harxhit, Smartmatic dhe Dominion janë zhvilluar me mbështetjen e shërbimeve inteligjente dhe ushtarake të Venezuelës, për t’i shërbyer regjimit të Chavez dhe më pas atij të Nicolas Maduro-s. Ajo pretendoi se pa manipulime zgjedhore, këta liderë nuk do të kishin mundur të fitonin zgjedhjet. Harxhi theksoi se rreth vitit 2016, këto kompani u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më...
Burimi:
syri.net