Plani kombëtar kundër zjarreve, Lamallari: Investime të reja në kapacitete tokësore dhe ajrore
Në Bazën Ajrore të Farkës është zhvilluar sot aktiviteti kombëtar për rritjen e gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në prani të Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Pushtetit Vendor, prefektëve, kryetarëve të bashkive, drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të angazhuara në menaxhimin e emergjencave civile. Gjatë aktivitetit u bë e ditur se flotës aktuale të mjeteve ajrore do t’i shtohen së shpejti edhe tre avionë zjarrfikës, pronë e shtetit shqiptar, të cilët, së bashku me flotën e helikopterëve, do të rrisin ndjeshëm kapacitetet e vendit për ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rastet e zjarreve masive. Në fjalën e tij, ministri i Punëve...
Burimi:
javanews.al